Elvis Presley do të rikthehet në skenë përmes hologramit

Elvis Presley do të rikthehet në skenë përmes hologramit

Fansat e yllit të mirënjohur të muzikës “Rock and Roll”, të ndjerit Elvis Presley, do të kanë mundësi ta shohin prapë atë përmes një hologrami të krijuar nga inteligjenca artificiale, raporton TheDailyBeast.

Koncerti “Elvis Evolution” premiera e të cilit do të mbahet në Londër në muajin nëntor, po ndërtohet si një koncert gjigant në të cilin do të përdoret IA për të krijuar figurën e këngëtarit në hollogram.

“Një version digjital i Presleyt do të performojë disa nga hitet e tij më të mëdha si pjesë e shfaqjes në një vend në kryeqytetin anglez, që ende nuk është zbuluar”, shkruhet në webfaqen e shfaqjes.

Shfaqja pastaj do të mbahat edhe në Las Vegas, Tokio dhe Berlin pas debutimit në Britani.

LEXO EDHE:

Back to top button