EMA: Vendimi për vaksinën Johnson & Johnson deri në mes të marsit

Agjencia Europiane e Barnave EMA do të marrë një vendim deri në mes të marsit në lidhje me përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson. Kjo është deklaruar nga Marco Cavaleri, president i Task Forcës për vaksinat e Agjencisë Europiane të Barnave.
“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje emergjence të cilën ne nuk e kemi. Na duhet një autorizim i plotë dhe kërkon më shumë kohë”, shton ai.
Ndërkohë vaksina e Johnson and Johnson fillon sot aplikimin në SHBA pas dritës jeshile që mori nga Agjencia për Ushqime dhe Barna.
Kjo vaksinë, e cila merret vetëm në një dozë, është 85 për qind efektive kundër sëmundjes së COVID-19. Administrata Biden e vlerësoi “lajmin emocionues për të gjithë amerikanët”./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button