Emerson Rojal tregon se si e kanë larguar nga “Kamp Nou”

Emerson Rojal kaloi vetëm një muaj te Barcelona, pasi që u shit te Tottenhami, në ditën e fundit të afatit kalimtar. Braziliani Emerson ka treguar prapaskenat se si Barça e shiti pa vullnetin e tij.
“Kam luajtur të dielën si titullar, të nesërmen u zgjova dhe shkova të stërvitem. Vëreja se atmosfera kishte ndryshuar dhe diçka po ndodhte. Klubi më tha se kanë diçka për të biseduar me mua. Pas stërvitjes, takova drejtuesit e klubit. Ata filluan të më thonë se situata e klubit nuk ishte e mirë, se po kalojnë në kohë të vështirë dhe se është mirë për ta që unë të shitem. Iu thashë se qëllimi im është që të luaja në Barcelonë dhe se jam në formë ideale. Me fjalë të mira me nxorën dhe më konfirmuan se do të shitem” ka thënë mes tjerash Emerson Rojal.