Emigracioni i paligjshëm/ Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë

Emigracioni i paligjshëm/ Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, do të takohen ditën e sotme në Romë të Italisë.

Ky lajm është bërë me dije nga mediat e huaja.

Takimi do të zhvillohet sot në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak, kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm, ku sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button