Emily Blunt do t’i marrë në “Oscar” edhe prindërit

Emily Blunt do t’i marrë në “Oscar” edhe prindërit

Aktorja e mirënjohur e Hollywodit, Emily Blunt, po shpreson t’i marrë me vete prindërit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

“Do ta marr Jonin, por po shpresoj t’i marr edhe prindërit, të cilët bëjnë tifo për mua. Babi e ka ditëlindjen në fundjavë. Mendoj se fëmijët do të rrinë zgjuar që ta shohin ceremoninë”, ka thënë ylli për Poeple.

Blunt, e cila në filmin e shumëpërfolur “Oppenheimer”, luan rolin e gruas së Robert Oppnheimer (rolin e të cilit e luan Cillian Murphy), është e nominuar nga akademia e filmit për kategorinë “aktorja më e mirë në rol mbështetës”.

Ajo ka thënë se nuk ka pasur kohë ta lë suksesin e filmit të depërtojë tek ajo. Blunt ka shtuar se po ndjehet shumë e lumtur dhe po do që kjo periudhë të vazhdojë “përgjithmonë”.

“Në javët e fundit lumturia më ka bërë të jem më e lehtë së ajri. Po ndjehem shumë e lumtur dhe mendoj se nuk po kam shumë kohë që ta lë suksesin e filmit të depërtojë tek unë. Jam e lumtur që kemi njëri-tjetrin, jemi disi si një ‘bandë e vogël’ e Oppenheimerit, që po korrin suksesin që po tejkalon pritshmërinë e tyre”, ka treguar aktorja.

Blunt kur ka qenë e vogël ka pasur probleme me të folur dhe së fundmi ka thënë se do t’i pëlqente të bënte një film për një belbëzues.

“Trauma emocionale që vjen nga pamundësia për të folur të vë shumë limite, të cilat për dikë që flet rrjedhshëm janë të paimagjinueshme”, pati thënë Blunt për BBC.

Emily Blunt është e martuar me aktorin John Krasinski që nga viti 2010 dhe bashkë kanë dy vajza.

LEXO EDHE:

Back to top button