Emini: Pas Trampit, BE-ja e detyruar të zgjerohet

Emini: Pas Trampit, BE-ja e detyruar të zgjerohet

Njohësi i politikës ndërkombëtare Nefail Emini, duke komentuar ndikimin që mund të ketë në botë dhe në rajon, rizgjedhja e presidentit Tramp, deklaroi se edhe BE-ja do të jetë e detyruar të lehtësojë politikën e zgjerimit. Kjo, sipas tij, për shkak të ndikimit rus dhe kinez që rrezikon të shtohet.

“Mendoj se politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian ka hyrë në një ngërç por që fatmirësisht me hapjen e negociatave të disa vendeve doli nga guaska ku ishte futur, edhe pse fatkeqësisht vendi ynë nuk ka filluar negociatat. Por, mendoj se me ardhjen e presidentit Tramp, gjeopolitika evropiane dhe ndërkombëtare do të ndryshojë dhe Bashkimi Evropian do të jetë i detyruar të ndryshojë dhe të liberalizojë politikat për shkak se në qoftë se Bashkimi Evropian nuk ofron një alternativë, atëherë ka shtete apo organizata të tjera. Në qoftë se e marrim Brics-in që përfaqëson një alternativë për shtetet si shembull Serbia që ka shprehur një interesim të madh të bëhet pjesë e tij, ku është themeluese Kina dhe Rusia. Në qoftë se BE-ja vazhdon me politikat e ngurta atëherë mendoj se shtetet tjera do të jetë të detyruara të gjejnë një alternativë”, deklaroi Nefail Emini, magjistër i shkencave politike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button