Emiri i Katarit jep dritë jeshile për kontratën e re për Lionel Mesin

Situata për Lionel Mesin te PSZH, nuk ka qenë aq e qetë dhe e bukur sa duket. Pas një muaji brilant në Kupën e Botës me Argjentinën, Messi u kthye te ekipi i tij francez duke u përballur me kritika të shumta.

Herën e fundit, ishin tifozët e tij në “Parc des Princes”, të cilët thirrën nga shkallët e stadiumit kundër tij. Rinovimi mbetet një enigmë, pasi Mesi ende nuk ka pranuar të ulet për bisedime. Në Katar po përcaktohen detajet e fundit për ofertën e dytë të rinovimit që PSZH do t’i prezantojë argjentinasit për të zgjatur kontratën e tij të paktën edhe për një sezon.

Siç raporton “Sport”, burime në Doha thonë se është vetë Tamim Bin Hamad Al Thani, emiri i Katarit, i cili ka dhënë urdhrin për të ndërmarrë një hap të mëtejshëm në përpjekje për të bindur Lionel Mesin të qëndrojë në Francë me fanellën e PSZH-së.

LEXO EDHE:

Back to top button