Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajçak, ka njoftuar se në Bruksel është takuar me Gabriel Escobar

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajçak, ka njoftuar se në Bruksel është takuar me Gabriel Escobar

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në Bruksel është takuar me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak në një postim në rrjetet sociale njoftuar se ka pasur me Escobarin një diskutim të thellë lidhur me dialogun dhe rrugën para. “Gëzohem ta mirëpres në Bruksel kolegun dhe mikun tim të mirë Gabriel Escobar.

Së bashku me ekipet tona, ne dje patëm diskutim të thellë për Dialogun, situatën dhe rrugën para, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shkroi Lajçak. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button