Emrat e ministrave nga radhët e ASH-së, sot pritet të dërgohen në Kuvend

Emrat e ministrave nga radhët e ASH-së, sot pritet të dërgohen në Kuvend

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria pritet që sot t’i dorëzon emrat e ministrave të rinj në Kuvend. Kjo ishte edhe marrëveshja parimore mes kreut të ASH-së, Arben Taravari dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Megjithëse statusi i Alternativës ka bllokuar finalizimin e marrëveshjes ASH-LSDM-BDI. Me hyrjen e ASH-së, shumica parlamentare do të ketë 72 deputetë nga 64 sa numëron tani, duke përfshirë edhe dy deputetët e pavarur. Por marrëveshja mes Taravarit dhe Kovaçevskit ka polarizuar qëndrimet në BDI dhe brenda partisë së Afrim Gashit. Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se nuk do të voton për shumicën e re parlamentare. Për këtë qëndrim Mexhiti mësohet të ketë edhe mbështetjen e dy deputetëve të tjerë, njëri prej tyre deputeti Kastriot Rexhepi i cili së fundi është rreshtuar me grupin e zjarrit brenda BDI-së.

“Këtë shumicë parlamentare që po bëhet kinse Bashkë për Evropë por në fakt është Aleancë për ta shpëtuar Artan Grubin nuk do ta votoj, do të jem kundër dhe në Kuvend do t’i them qëndrimet e mia. Do të pres edhe programin dhe kandidatët kush janë për ministra”, tha Izet Mexhiti, Deputet i BDI-së.

Brenda Alternativës, jo zyrtarisht mësohet se ekzistojnë dy rryma. Deputetët Hysni Ismaili dhe Safije Sadiku janë kundër daljes nga Qeveria, ndërsa Gashi si kryetar i partisë mbron idenë e shkëputjes nga shumica parlamentare. Nuk dihet nëse këto bindje të Alternativës do të reflektojnë edhe në votimin e Qeverisë, aq më tepër nëse Alternativa mbetet pa pushtet ose mbetet me një ministri të vetme dhe ca drejtori. Shumica në këtë situatë do të gëzonte 44 deputet të LSDM-së, 15 të BDI-së por me dy deputetë me mbështetje selektive, 8 deputet të ASH-së, një deputet i PDSH-së dhe dy deputetë të pavarur, respektivisht Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi. Sipas kësaj mbështetje shumica në total do të numëron 69 deputet, ndërsa në opozitë do të mbeten 3 deputet të Alternativës, nëse kjo e fundit vendos të shkon në opozitë dhe dy deputet të Lëvizjes Besa. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button