EMV do të menaxhojë ndërmarrjet e ngrohjes

Vjollca Aliti

Pas marrëveshjes së djeshme për zgjidhjen e krizës me ngrohjen qendrore, qytetarët e Shkupit kanë siguruar ngrohje, por jo edhe 500 amvisëri nga Çairi dhe komuna e Butelit, të cilat sot mbetën pa ngrohje. Nuk dihet se pse marrëveshja nuk vlen për këto familje. Autoritetet sigurojnë se marrëveshja do të zyrtarizohet javën e ardhshme, kur Elektroekonomike do të marrë drejtimin e kompanisë BEG, shkruan Alsat.

YouTube video

“Bazuar në dispozitën e arritur në seancën e djeshme të Qeverisë lidhur me krizën për furnizim me ngrohje dhe vendimeve shtesë që do të pasojnë, SH.A EMV do të marrë menaxhimin e BEG deri në përfundim të krizës me furnizim me ngrohjen”- thonë nga EMV.

Marrja në menaxhim e tre subjekteve BEG (Prodhimi, Distribuimi dhe Furnizim) dhe Ngrohtorja SH.A Shkup Veri pritet të bëhet pasi EMV-ja  të marrë nga Qeveria vendimet dhe përgjegjësitë e nevojshme për zbatimin e marrjes.

Ndërkohë, EMV-ja nënshkroi marrëveshje me Kompaninë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes TE-TO e cila do të rrisë vëllimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, gjegjësisht do të punojë me kapacitet maksimal shtatë ditë në javë në vend të pesë ditëve si më parë, në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01: 00 pas mesnate me fuqi të plotë. Kjo nënkupton të amvisëritë do të ketë ngrohej deri në orën 1 pasmesnate në vend të deri tani në orën 22.00.  Deri në ditën e marrjes së BEG nga EMV-ja, të gjitha shpenzimet për dërgimin e ngrohjes në Shkup do ti kalojnë kompanisë TE-TO.

Marrëveshja e arritur dhe problemet lidhur me ngrohjen sipas VMRO DPMNE-së janë pasojë e paaftësisë së qeverisë për tu përballur me krizën energjetike, përfshirë edhe ngrohjen qendrore.

“Për shkak të pa aftësisë së Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja qytetarët po paguajnë fatura më të larta për ngrohje dhe janë të pa sigurt nëse do të kenë ngrohje. Sot Qeveria përsëri me paratë e qytetarëve, përmes mjeteve buxhetore paguan ngrohje më të shtrenjtë qendrore. Paaftësia e LSDM-së po varfëron familjet me fatura të larta për rrymë dhe ngrohje”- pohoi Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO- DPMNE-së.

Përmes një komunikate me shkrim LSDM I është kundërpërgjigjur VMRO-së mbi këtë çështje duke thënë se kryetarja e Shkupit I injoroi tërësisht nevojat e shkupjanëve rreth krizës me ngrohjen qendrore dhe në vend që të ndihmojë përmes qytetit të Shkupit, ajo kërkoi arsyetime.

“ Arsovska edhe një herë dëshmoi se për atë me rëndësi nuk janë interesat e qytetarëve, por me rëndësi është vetëm interesi partiak. Për dallim nga pakujdesia e Arsovskës dhe VMRO-së, Qeveria e LSDM-së gjeti zgjidhje e cila siguron radiator të ngrohtë për shkupjanet. Me shpalljen e gjendjes së krizës, po ndërmerren masa për furnizim të pa penguar me energji elektrike dhe ngrohje si dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve”- thonë nga LSDM.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button