EMV, kandidati më serioz për të marrë drejtimin e BEG-ut

EMV, kandidati më serioz për të marrë drejtimin e BEG-ut

Qeveria e ngarkoi SHA EMV, që të themelojë tri kompani tregtare për kryerjen e veprimtarisë individuale energjetike, shpërndarje dhe furnizimin me energji termike, për zonën e Qytetit të Shkupit, themelues i të cilave do të jetë SHA EMV. Kompanitë e sapothemeluara do të duhet të marrin pjesë në procedurën, për përzgjedhjen e një ofruesi të veprimtarie energjetike, që do të ketë detyrimin për të ofruar shërbim publik, përkatësisht universal, të zbatuar nga Qeveria. Me këtë vendim, EMV hyn në garë për të marrë përsipër punën e Balkan Energy Group, e cila mbeti pa licenca pune. Gjithashtu, SHA EMV është përgjegjëse për themelimin e një shoqate tjetër “Ngrohtorja Manastir, e cila do të ketë për detyrë të realizojë kontratën në fazën e parë, që SHA EMV ka lidhur për ndërtimin e tubacionit të ngrohjes, nga Tec Manastiri, deri në qytetin e Manastirit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button