Ende po përflitet performanca e Morgan Freeman në hapjen e Botërorit në Katar: U shfaq me një dorezë të artë, dhe ja djali që i qëndronte pranë

Nuk resht së komentuari performanca e Morgan Freeman në hapjen e Kupës së Botës në Katar, e cila u zhvillua dje në Katar.

Vëmendje i kushtohet çdo detaji dhe interesim të madh ka tërhequr djali që ka qenë me aktorin në skenë.

Morgan Freeman doli dje në skenë me një dorezë floriri në dorën e majtë, të cilën e mban pasi aksidenti automobilistik që përjetoi në vitin 2008 në Misisipi i la pasoja në atë pjesë të trupit.

 

Ishte një aksident i rëndë trafiku, makina në të cilën ishte Freeman përfundoi në një luginë dhe aktori u tërhoq me helikopter.

Mjekët arritën t’i shpëtojnë dorën, por jo t’ia shërojnë plagët e rënda dhe të përhershme.

“Pësova një dëmtim të rëndë nervor në krahun tim, nuk mund ta lëviz”, tha aktori për People në vitin 2010.

Freeman hoqi dorezën më vonë gjatë ceremonisë. Reagime të ashpra ka shkaktuar edhe dalja e aktorit në Katar.

Gjegjësisht, aktori fajësohet se ka marrë shumë para nga vendi pritës. Paraqitja e tij në Kupën e Botës të këtij viti pasoi 12 vjet pas ofertës së tij për SHBA-në për të pritur. Ishte një përpjekje shumë e papërshtatshme që, siç u komentua, e turpëroi Amerikën. Tashmë, aktori po cilësohet si agjent sekret i Katarit.

 

 

 

“Natyrisht, paratë mund të blejnë gjithçka,” “Unë u zhgënjeva shumë nga pamja e tij. Si mund ta mbështesë ai një shkelje të tillë të të drejtave të njeriut dhe të korruptuarve që paguajnë për të? A ka moral apo për të kanë rëndësi vetëm paratë?”, ishin vetëm disa nga komentet.

Gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në ceremoninë e hapjes, Ghanim al Muftah, YouTuber 20-vjeçar dhe folës motivues i lindur me një gjendje të rrallë të njohur si sindroma e regresionit bishtor.

Ai është gjithashtu ambasadori më i ri i Kupës së Botës në historinë e Kupës së Botës.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button