“Enhalon” siguron pjesëmarrjen në elitën e futsallit vendor

Klubi i futsallit nga Struga, “Enhalon” nga sezoni i ri do të luajë për herë të parë në Ligën e Parë. “Enhalon” ka siguruar një vend në mesin e më të mirë të futsallin vendor, pasi në ndeshjen e fundit arriti të deklasoj Ovçe Polen me rezultatin 5:1. Golat për triumfin e skuadrës strugane i shënuan: Abil Shaqiri, Darko Baloski, Adem Canoski, Badal Naumoski dhe Adnan Agusheski.

 

 

Skuadra e “Enhalon”-it, sezonin e mbylli me 24 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija e Tetovës, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Për ekipin strugan, ky ishte sezoni i parë në Ligën e Dytë të futsallit vendor dhe që në sezonin e parë arritën që të sigurojnë një vend në Ligën e Parë. (Infosport)

LEXO EDHE:

Back to top button