Enis Bardhi gati për të kthyer në terrenin e gjelbër

Mesfushori shqiptarë Enis Bardhi që luan te Levante, është gati për tu rikthyer pas dy muajve. Skuadra spanjolle ka përfshirë reprezentuesin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në listën e grumbullimit për ndeshjen kundër Kadizit. Bardhi nuk ka luajtur ndeshje që nga muaji nëntor, kur një ditë para udhëtimit drejt Tbilisit për ndeshjen e vlefshme finale të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, u lëndua në stërvitje. Ndeshja Kadizi-Levante luhet të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00.

LEXO EDHE:

Back to top button