Me 9 ndeshje të radhës, do të përmbyllet raundi i shtatë i Ligës së Kampionëve. Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje padyshim se do të zhvillohet në Paris, ku Paris Sen Zhermeni do të përballet me Mançester Sitin. Sparta Praga e shqiptarëve është nikoqir i Interit, teksa Real Madridi e pret në shtëpi Salzburgun. Ndërkohë Bajern Munihu është mysafir i Fejnordit, Milani mirëpret Xhironën dhe Arsenali përballet me Dinamo Zagrebin. Në tri takimet tjera të mbrëmjes,Lajpcigu luan në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës, Shakhtari Donjetsku sfidon Brestin dhe Seltiku takon zviceranët e Jang Bojsit.
Spain’s coach Luis Enrique reacts during an international friendly soccer match between Spain and Albania at the RCDE Stadium in Barcelona, Spain, Saturday, March 26, 2022. (AP Photo/Joan Monfort)
“Do të jetë një ndeshje e veçantë, për shkak të rëndësisë së saj në kompeticion dhe gjithashtu sepse do të takoj një mik si Pep Guardiola, me të cilin kam luajtur së bashku dhe që ka kaluar në të njëjtën shkollë stërvitore në Barcelonë. Ne kemi një filozofi loje shumë të ngjashme, kështu që duhet të jetë një ndeshje e mirë. Synimi ynë do të jetë të jemi sa më efikas me topin. Të gjithë lojtarët duhet të japin 100% dhe unë kam të njëjtin qëndrim çdo ditë. Ju mund të humbni lojëra, por kjo është jeta. “Gjëja më e rëndësishme është të jesh i përkushtuar,” tha mes tjerash Luis Enrike, trajner i PSZH-së.
Ndërkohë në të njëjtën valë të bisedës ishte edhe paraqitja e trajnerit të Man. Sitit.
Manchester City’s head coach Pep Guardiola speaks during a press conference at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, Monday May 8, 2023. Real Madrid will play Manchester City in a semi final, first leg Champions League soccer match on Tuesday. (AP Photo/Paul White)
“Të dyja skuadrave u kanë mbetur edhe dy ndeshje. Është një ndeshje vërtet e rëndësishme për ne, por kemi një tjetër lojë kundër Brizhit në shtëpi. Nuk e di sa pikë do të na duhen për t’u kualifikuar. Më pëlqen gjithçka te Luis Enrike dhe mënyrën se si luan Parisi. Familjet tona janë vërtet miq të ngushtë. Kemi një lidhje të pabesueshme dhe jemi të lumtur kur shihemi. Unë dua nga thellësia e zemrës sime një paraqitje të keqe nga Parisi, në mënyrë që t’i mundim ata, por do të kalojnë 95 minuta dhe më pas marrëdhënia me Luis Enriken do të jenë gjithmonë aty,” tha mes tjerash Pep Guardiola, trajner i Mançester Sitit.