Enrike: E njohim mirë kundërshtarin tonë

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës do të ballafaqohen në orën 18:00, ndërsa trajneri i Spanjës Luis Enrike beson se mirë e ka studiuar Kroaicinë.
“Unë jam aq i kënaqur me skuadrën time dhe me secilin nga lojtarët e mi që, sinqerisht, secili prej tyre mund të startojë sot kundër Kroacisë. Për një ekip si ne, qendra e fushës është shumë e rëndësishme. Pa bërë gjërat tona në mesfushë ne nuk jemi vetvetja, kjo gjë vlen edhe për Kroacinë. Do të jetë një betejë për kontroll sot. Skuadra ime ka pasur qëndrim identik që nga ndeshja në Suedi dhe golat që shënuam kundër Sllovakisë nuk ndryshojnë asgjë. E vetmja gjë që do të thosha është përfundimi i grupit me një rezultat të fuqishëm, është i mirë sepse shton besimin.
Kroacia është një ekip që ne e njohim mirë, futbollistët e tyre luajnë së bashku për një kohë të gjatë, ne të gjithë e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Besimi im në Spanjën është i njëjtë si para turneut, mendoj se merituam ta fitojmë grupin, për sa i përket motivimit dhe moralit ne jemi në formën më të mirë të mundshme”, përfundoi Luis Enrike.
Fituesi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër Francë-Zvicër