Enrike, fjalë miradie për Shqipërinë dhe sulmuesin shqiptarë

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të ruajë barazimin në minutat shtesë të ndeshjes, duke humbur 1:2 në miqësoren ndaj Spanjës. “Kuqezinjtë” treguan paraqitje të mirë para një superfuqie si Spanja. Pas ndeshjes, Luis Enrique lavdëroi skuadrën e Shqipërisë dhe veçoi sulmuesin Armando Broja.

“E prisja një ndeshje të vështirë, e thamë që para ndeshjes. Ishte ashtu siç e prisnim, një skuadër që luan shumë mirë taktikisht dhe di të mbrohet mirë. Kemi parë ndonjë ndeshje me parë me Anglinë, në eliminatoret e fundit. Keni një lojtar para shumë të mirë si Broja. E prisja shumë të vështirë, se vuajtëm kundërsulmin ndaj nuk ishte aspak e lehtë”, tha Enrike.

 

Spain’s Ferran Torres, centre, scores the opening goal during an international friendly soccer match between Spain and Albania at the RCDE Stadium in Barcelona, Spain, Saturday, March 26, 2022. (AP Photo/Joan Monfort)

 

Kujtojmë se rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Ferran Torres, i cili kaloi Spanjën në epërsi prej 1:0 në minutën e 75’ të ndeshjes. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, ku pas një gabimi nga portieri dhe mbrojtja spanjolle, sulmuesi Myrto Uzuni barazon rezultatin për Shqipërinë në minutën e 85’ të ndeshjes. Shqipëria ishte shumë pranë një barazimi historik me njërën nga kombëtaret më të forta në botë, por një gol i Dani Olmos në minutën e 90’ të ndeshjes bëri që Spanja të shënojë fitore me rezultat 2:1 kundër “Kuqezinjve”. Pas humbjes, Shqipëria do ta zhvillojë miqësoren e fundit të këtij muaji kundër Gjeorgjisë më 29 mars.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button