PSZH u kualifikua në raundin e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë falë barazimit 1-1 në “Signal Iduna Park” përballë Borusia Dortmund. Por edhe falë përmbysjes së Milanit 1-2 kundër Njukasëllit.
“Nuk isha i shqetësuar, sepse ne jemi një skuadër që krijojmë shumë raste. Sulmojmë pafund edhe kur luajmë jashtë. Patëm shumë raste për gol, e merituam kualifikimin. Në shkurt do të jemi shumë më të fortë se tani. Jemi ende në hapat e para të projektit tonë, por më pëlqen shumë qasja e lojtarëve të mi. E shoh që luftojnë pa u ndalur edhe në momentet më të vështira“, deklaroi Luis Enrike, trajneri spanjoll i kampionëve të Francës.








