Entoni Xhoshua sonte sfidon Xhermejn Frenklinin në Londër!

Sonte adhuruesit e boksit do të kenë mundësinë të shikojnë një super përballje.
Entoni Xhoshua dhe Xhermejn Franklin do të përballën sonte, në një meç të shumëpritur nga tifozët anë e mbanë rruzullit të planetit Tokë. AJ rikthehet në ring pas tetë muajsh, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk. Amerikani Franklin, në total ka zhvilluar 22 luftëra, ka fituar 21 (14 me nokaut) dhe ka humbur vetëm një luftë.
Kurse, Xhoshua ka një bilanc më të dobët sesa kundërshtari i tij. Britaniku në total ka zhvilluar 27 meçe, ka fituar në 24 (22 me nokaut) dhe ka humbur në 3 meçe (1 me nokaut).
Meçi mes Xhoshuas dhe Franklinit zhvillohet në ‘O2 Arena’ në Londrës, rreth orës 23:00.