Enzo Fernandez kërkon që të transferohet në La Liga

Ylli i Çellsit, Enzo Fernandez thuhet se i ka ofruar veten Barcelonës si një objektiv transferimi për verën e vitit 2024. Fernandez përfundoi një lëvizje të bujshme në “Stemford Brixh”, pasi luajti një rol kyç në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kalimi i tij në “Stemford Brixh” ishte një rekord transferimi në Ligën Premier, përpara se të thyhej nga nga shoku i skuadrës , Moises Kaisedo, këtë verë. Megjithatë, 23-vjeçari ka luftuar për të përmbushur çmimin e tij të madh në një bazë të qëndrueshme në Londër, dhe ai thuhet se po konsideron një largim të mundshëm.
Kontrata aktuale e Fernandez e lidh atë me Çellsin deri në vitin 2032, por raportet e fundit nga “Diario Sport” thonë se ai është i etur për një lëvizje në Kataluni. Ish-organizatori i Benfika-s thuhet se do të jetë i interesuar të luajë për Barcelonën në një moment të karrierës së tij dhe një marrëveshje mund të ofrohet për ta sjellë atë në Spanjë këtë verë.
Pamja financiare e Barcelonës mbetet e komplikuar dhe shpresa e tyre e vetme për një marrëveshje është një ofertë e mundshme huazimi në muajt në vijim.