Episodi i shëmtuar në Turqi, presidenti i klubit urdhëron lojtarët të largohen nga fusha

Futbolli turk vazhdon të prodhojë episode aspak të përshtatshme. Pas dhunës së ushtruar ndaj një arbitri para disa ditësh, vjen një tjetër rast i pakëndshëm. Ndeshja mes Istanbulspor dhe Trabzonspor, e mbajtur në Necmi Kadıoğlu Stadyumu (Istanbul), u ndërpre në minutën e 79-të.

Një ndërhyerje ndaj Florian Loshaj (Istanbulspor) nuk u konsiderua si penallti nga arbitri Sansalan A. Besojeni apo jo, por presidenti i Istanbulsporit, Ecmel Faik, e pa të arsyeshme që të urdhëronte tërheqjen e ekipit të tij nga loja.

Ishte Faik që u kërkoi lojtarëve të tij të braktisnin ndeshjen  dhe të largoheshin nga fusha në shenjë proteste pas vendimit të arbitrit për të mos dhënë penallti ndaj Trabzonsporit. Arbitri mbeti i shtangur në vend, duke parë skenën pothuajse i habitur. Një tjetër moment që do të shënojë këtë sezon të vështirë në Superligën turke.

LEXO EDHE:

Back to top button