Era Istrefi shfaqet tejet provokuese në pozat e reja në rrjetet sociale
Era Istrefi shfaqet tejet provokuese në pozat e reja në rrjetet sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit që e riktheu në muzikë.
Kënga me titull “Babe” është pritur tejet mirë nga fansat dhe është shndërruar në një senzacion në rrjetin social TikTok.
Era ndërkohë po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj edhe në platforma të tjera të rrjeteve sociale, duke publikuar për ta fotografi dhe video të ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Bonbon” ndau me fansat e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.
