Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u betua sot për një mandat të ri presidencial pesë-vjeçar.
Kryetari i partisë AKP-së ka marr mandatin e dytë në rolin e presidentit të shtetit të Turqisë.
“Betohem për nderin dhe integritetin tim para kombit dhe historisë së madhe turke se do të ruaj ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, se do t’i përmbahem kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike”, tha 69-vjeçari në ceremoninë e inaugurimit në parlament në Ankara.