Erdogan: Hidhërimi i Shqipërisë është edhe i yni

Erdogan: Hidhërimi i Shqipërisë është edhe i yni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi Shqipërinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit.

Qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente në këtë qytet. Erdogan në nisje të fjalimit të tij tha se “Hidhërimi i Shqipërisë është edhe i yni”. Pas Laçit Erdogan u zhvendos në Tiranë për të zhvilluar takim zyrtar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në kuadër të vizitës u nënshkruan shtatë marrëveshje, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

“Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim për mbarë Shqipërinë. Dua të theksoj se jam shumë i lumtur që jam këtu me ju, që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve, gëzimi i Shqipërisë është edhe joni , ashtu edhe hidhërimi. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë njësoj si tonën, duke qenë si një popull që i kemi përjetuar këto dhimbje, tërmet në Shqipëria na lëndua njësoj si ju. Sapo kam marrë lajmin e tërmetit menjëherë jemi në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të prekur. Ne si shtet u mobilizuam dhe iu erdhëm në ndihmë”, ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Unë jam krenar që mund ta quaj mik veten të Erdogan, madje një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë, tha a është e vërtet që jeni miku i tij, dhe e keni vërtet. I thashë jo , e kam shumë mik, nuk e kam mik. E kam frikë këtë përkthyesin , se nuk e di si më përkthen, po nuk kam rrugë tjetër se jam në moshë të thyer për të mësuar turqisht”, ka thënë kryeministri Edi Rama./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button