Erdogan, ka ripohuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe vazhdon ta konsiderojë atë si paligjshmëri
Erdogan, ka ripohuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe vazhdon ta konsiderojë atë si paligjshmëri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ripohuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe vazhdon ta konsiderojë atë si paligjshmëri. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të afërmve tanë tatarë të Krimesë, të cilët janë një nga popujt vendas të Krimesë, është ndër prioritetet tona”, tha Erdogan në një video-mesazh për Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, që po mbahet në Kiev.
Platforma e Krimesë është një mekanizëm koordinues ndërkombëtar i Ukrainës për të tërhequr më shumë vëmendjen globale ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2024. Erdogan tha se fundi i luftës Rusi-Ukrainë dhe rivendosja e paqes dhe stabilitetit në pellgun e Detit të Zi do të sjellë një lehtësim jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën. /alsat.mk