Erdogan: Nevojitet një rend i ri botëror

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar sot sërish se nevojitet një rend i ri botëror që do të marrë parasysh interesat e botës islame, e cila ka mbi dy miliardë banorë, raportojnë mediat turke.

-Nuk mund të ketë paqe, qetësi dhe zhvillim të njerëzimit aty ku nuk ka drejtësi. Nuk mund të ketë drejtësi në një sistem në të cilin bota islame, popullsia e së cilës i kalon dy miliardë njerëz, nuk është e përfaqësuar, theksoi Erdogan në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, raportoi televizioni shtetëror TRT-Haber.

Kreu i shtetit turk ka theksuar vazhdimisht nevojën e reformimit të OKB-së, e cila, sipas tij, nuk është në gjendje të zgjidhë krizat e reja në botë.

Ne kemi nevojë për një rend të ri botëror për të zgjidhur problemet e ekonomisë, diplomacisë, tregtisë dhe sigurisë.

Presidenti turk refuzoi edhe një herë propozimin e SHBA për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza. Sipas tij, Izraeli duhet të paguajë për dëmin që shkaktoi atje dhe të fillojë rindërtimin.

“Ne nuk besojmë se propozimi për të dëbuar palestinezët nga tokat ku ata kanë jetuar për mijëra vjet është diçka që duhet marrë seriozisht,” tha Erdogan.

Ai shtoi se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duhet të kërkojë fonde për të “kompensuar” dëmin, që ai tha se arrin në 100 miliardë dollarë, “në vend që të kërkojë një vend për popullin e Gazës”.

LEXO EDHE:

Back to top button