Erdogan: Suedia të heqë sanksionet e vendosura ndaj nesh

Presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan ka deklaruar se Ankaraja nuk mund të injorojë sanksionet e vendosura nga Suedia ndaj saj.  Duke folur në një ceremoni të prodhimit të nëndetëseve në Stamboll, Erdogan u shpreh se kjo cdështje po diskutohet me aleatët e NATO-s.

“Meqenëse roli ynë jetik në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare është i dukshëm, ne jemi duke diskutuar ende për heqjen e sanksioneve me aleatët tanë. Është e pamundur që ne të injorojmë sanksionet e vendosura ndaj nesh nga Suedia”.

Erodgan thotë se një politikë  e zgjerimit nga NATO që nuk merr parasysh kërkesat e sigurisë nuk do të jetë diçka e mirë as për Turqinë dhe NATO-n.

“Ne besojmë se nuk do të ketë asgjë të mirë as për ne, as për NATO-n nga një politikë zgjerimi pa marrë parasysh kërkesat themelore të sigurisë”.

Në një telefonatë të shtunën me kryeministren suedeze Magdalene Andersson, Erdogan i tha asaj se një embargo e eksporteve të armëve ndaj Turqisë pas ofensivës të saj në Siri në vitin 2019 duhet të hiqet.

LEXO EDHE:

Back to top button