Erdogan: Talebanët na ofruan të menaxhojmë aeroportin e Kabulit
Talibanët na ofruan të menaxhojmë aeroportin e Kabulit përmes teknikëve civilë, por ne ende nuk kemi marrë një vendim, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne nuk mund të përballojmë luksin për të kërkuar lejen e askujt se kush, ku, kur dhe si duhet të zhvillojmë bisedime. Ekziston një vakum serioz administrativ në Afganistan dhe kështu ne po zhvillojmë bisedimet e nevojshme,” tha Erdogan.
Presidenti bëri të ditur se ”autoritetet e Ankarasë patën një takim 3 orë e gjysmë me talebanët në ambasadën turke në Kabul”.
“Kur të gjithë u larguan nga Afganistani, ne nuk e braktisëm atë”, theksoi Erdogan.








