Erdogan: Turqia dëshironte qasje “të sinqertë” nga Finlanda dhe Suedia

Erdogan: Turqia dëshironte qasje “të sinqertë” nga Finlanda dhe Suedia

Turqia nuk ka marrë “propozime konkrete” për të adresuar shqetësimet e saj lidhur me aplikimet e Finlandës dhe Suedisë në NATO, tha sot presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Duke folur në parlament, Erdogan tha se Turqia dëshironte të shihte një qasje “të sinqertë” nga dy vendet nordike lidhur me shqetësimet e saj në lidhje me aplikimin e tyre për NATO, duke shtuar se Ankaraja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj nëse nuk sheh hapa konkretë.

Ai tha gjithashtu se kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Stokholmit dhe Helsinkit nuk ishte “oportunizëm”, por më tepër një çështje e sigurisë kombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button