Erdogan: Vaksinimi kundër COVOD-19 do të fillojë deri në fund të javës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se vaksinimi kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) do të fillojë deri në fund të javës.
Presidenti Erdogan u prononcua pas takimi të Kabinetit Presidencial. Erdogan deklaroi se në takim u vlerësua u pika e arritur në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit dhe tërhoqi vëmendjen në prirjen rënëse në numrin e viktimave dhe rasteve të infektimit. Duke theksuar edhe një herë rëndësinë e higjienës individuale në luftën kundër virusit, Erdogan tha se 3 milionë doza të vaksinave me origjinë kineze janë sjellë në Turqi dhe me përfundimin e fazave të testimit vaksinimi do të fillojë të zbatohet të enjten ose të premten, sipas rendit të përcaktuar të përparësisë.
“Me rënien e numrit të rasteve nën një numër të caktuar ne gradualisht do të zvogëlojmë kufizimet ashtu siç kemi bërë edhe më parë”, deklaroi Erdogan.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button