Erdogan përcjell nga avioni situatën me zjarret në Turqi
Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka vizituar jugun e Turqisë, për ta parë nga afër situatën me zjarret. Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk ka vizituar zonën e prekur nga zjarret në Antalia, më saktësisht distriktin Manavgat. Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli. Autoritetet turke kanë gjetur trupat e dy personave të tjerë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve në provincën jugore Antalya, me çka numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore është rritur në gjashtë.
https://twitter.com/anadoluajansi/status/1421441264646557699?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1421441264646557699%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.aa.com.tr%2Ftr%2Fgundem%2Fcumhurbaskani-erdogan-antalyada-orman-yanginlarinin-yasandigi-bolgeleri-helikopterden-inceledi%2F2320262
Burimet lokale po ashtu njoftuan se dy persona të tjerë të plagosur nga flakët e furishme në rrethin Manavgat të Antyalya-s u evakuuan dhe u dërguan në një spital lokal. Nga zjarret në Manavgat që nga pasditja e djeshme janë prekur të paktën 275 persona.








