Erevani i gatshëm për një armëpushim me Azebajxhanin

Armenia u shpreh e gatshme të punojë me grupin e ndërmjetësimit bashkëdrejtuar nga Rusia, SHBA-ja dhe Franca, për vendosjen e një armëpushimi në Nagorni-Karabah, ku po përballen Azerbajxhani dhe separatistët e mbështetur nga Erevani.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me vendet që kryesojnë grupin e Minskut të OSBE-së për të rivendosur një armëpushim bazuar në marrëveshjet e vitit 1994-1995″, theksoi diplomacia armene në një komunikatë, një ditë pas një deklarate të përbashkët nga presidentët rusë, amerikanë dhe francezë që bënë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit.

”Presidenti rus, Vladimir Putin, ai francez, Emmanuel Macron dhe amerikan, Donald Trump kërkuan dje me një deklaratë të përbashkët ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në Nagorni-Karabah”, sipas presidencës franceze.

“Si liderë të vendeve të Grupit të Minskut për këtë çështje, tre presidentët kërkojnë, gjithashtu, që drejtuesit e Armenisë dhe Azerbajxhanit të angazhohen sa më shpejt në rifillimin e negociatave nën drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, sqaroi presidenca.

LEXO EDHE:

Back to top button