Erhan Selimi, zv/seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut
Me emërimin e Goce Sedlloskit si seleksionues i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut, Federata e Futbollit të Maqedonisë pritet nesër të zyrtarizojë edhe përbërjen e stafit teknik, ku spikat përfshirja e trajnerit shqiptar, Erhan Selimi.
Selimi pritet të emërohet asistent i dytë i Sedlloskit, duke u “graduar” në përfaqësuesen A pas punës së suksesshme si përzgjedhës i Maqedonisë U19. Përvoja e tij me talentet e reja dhe njohja e mirë e futbollit vendor konsiderohen si vlerë e shtuar për stafin e ri teknik.
Njëkohësisht, Erhan Selimi vazhdon të mbajë edhe funksionin e drejtorit të Shkollës së Futbollit të KF Shkëndija, duke konfirmuar rritjen e tij profesionale brenda strukturave të FFM-së./Sportmania.al/
Stafi i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut:
- Borçe Hristov– asistent i parë
- Erhan Selimi –asistent i dytë
- Gogo Jovçev– trajner i portierëve
- Martin Hristov– analist i ndeshjeve








