Erik Garsia, firmos kontratën me Barcelonën

Pas prezantimit të Serhio Agueros, tani radhën e ka Garsia, mbrojtësi i cili doli nga radhët e Akademisë “La Masia”. Barcelona ka bërë të ditur transferimin e Garsias përmes uebfaqes së klubit dhe rrjetit social “Tuitter”.
Garsia ka nënshkruar kontratë deri në sezonin 2025/2026 me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. 21 vjeçari do të injektojë “oksigjen” në mbrojtjen me probleme të Barcelonës, ku “Blaugranët” shpeshherë kanë vuajtur sezonin e kaluar.