Erik Ten Hag ka kundër ekipin, shkarkimi çështje kohe

Tekniku holandez ka humbur pjesën më rëndësishme, ka humbur besimin e lojtarëve, ka humbur ndikimin e tij brenda dhomave të zhveshjes. Janë disa çështje që rëndojnë mbi trajnerin, duke nisur nga Sancho, për të vijuar me Entoninë apo edhe mënyra se si i hoqi shiritin Hari Meguajerit.
Rezultatet e fundit konfirmojnë qartë atë që po ndodhë brenda ekipit, lojtarët nuk i përgjigjen në fushë, duke bërë që shkarkimi i tij të jetë çështje orësh. Në Angli, mediat zbulojnë edhe pasuesin e tij të mundshëm. Emri i parë në listën e dëshirave është trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorin, ndërsa emri më i bujshëm është Zinedin Zidan, i papunë që nga koha kur u largua nga Real Madrid për herë të dytë.
Por më pas ka reaguar klubi i Mançester Juanjtedit, ku ka mohuar në mënyrë kategorike idenë për të afruar një trajner të ri. Megjithatë, çështja e trajnerit është shumë e komplikuar për momentin për shkak të pasigurisë që mbizotëron në lidhje me pronësinë e skuadrës.