Eriksen: Historia ime është ndryshe nga ajo 3 vite më parë

Tre vjet pas problemeve shëndetësore në fushë, në ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020, mesfushori Kristian Eriksen rikthehet protagonist në këtë kompeticion. Ai shënoi golin e parë të kombëtares së tij në Euro 2024, ku Danimarka barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë.

“Kësaj radhe historia ime në Kampionatin Europian është shumë e ndryshme nga ajo e 3 viteve më parë”, u shpreh Eriksen për mediat.

 

“Për fat të mirë kanë kaluar shumë ndeshje që kur ndodhi ajo gjë në fushë”, kujton danezi që luan me Man. Junajtedin.

 

“Këtë herë u ndjeva i sigurt dhe thjesht isha i lumtur që luaja, që isha në fushë. Të bësh këtë dhe të shënosh në Kampionatin Europian është gjithmonë e veçantë. Jam shumë i kënaqur me golin. Nuk kisha në mendje asgjë tjetër përveç futbollit. Isha i lumtur që ndihmova ekipin”, tha Eriksen.

LEXO EDHE:

Back to top button