Eriksen tregon për atmosferën në zhveshtore dhe qëllimin e ri të ekipit

Man. Junajted pësoi disfatën e dytë në grupet e Ligës së Kampionëve. “Djajtë e Kuq” u mposhtën nga Gallatasarai me rezultat 3-2 në “Old Traford” dhe tani i janë vështirësuar shumë punët për kalimin e grupit. Mesfushori i Man. Junajtedit, Kristian Eriksen ka folur pas ndeshjes duke treguar dëshpërimin që kanë. Eriksen ka thënë se në dhomat e zhveshjes te “Djajtë e Kuq” po mbizotëron një qetësi shumë e madhe.

 

“Është një zhgënjim i madh. Është vërtet qetësi në dhomën e zhveshjes. E hodhëm, edhe në disa ndeshje të tjera këtë sezon”, deklaroi mesfushori danez.

 

Tutje Eriksen ka thënë se nëse duan të kalojnë grupin, atëherë fitorja në çdo ndeshje të mbetur është detyrim.

 

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje për të pasur një mundësi për të kaluar dhe ky është qëllimi ynë”, përfundoi mesfushori danez.

LEXO EDHE:

Back to top button