Erling Haland: Sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mirë

Sulmuesi norvegjez, i cili shënoi 27 gola, ndërsa Mançester Siti, fitoi titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë, ka qenë subjekt i debateve të nxehta këtë vit. Kritikat e Roi Kinitn për lojën e përgjithshme të sulmuesit, duke e krahasuar Halandin me një lojtar të Ligës së Dytë, ishin fjalët më të ashpra në drejtim të 23- vjeçarit dhe ndezën një debat të vazhdueshme mes familjeve të tyre. Por Haland i ka injoruar të gjitha çfarë është thënë për lojën e tij dhe tani po përpiqet të bëhet lojtari i parë që nga Tieri Anri në vitin 2006 që përfundon tre sezone si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

“Nëse ky është një sezon i keq, atëherë unë do ta pranoj. Ishte një sezon i keq, i rëndomtë dhe i thjeshtë. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi. Por sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mire,” tha në fillim sulmuesi norvegjez.

Haland dhe skuadra e Mançester Sitit festuan në restorantin grek “Fenix” deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës dhe do të rikthehen në stërvitje ditën e sot me për t’u përgatitur për finalen e Kupës FA të së shtunës me rivalët Mançester Junajtid.

Siti mund të bëhet klubi i parë që fiton dy dopieta radhazi në Angli, me Rodrin që pranoi se shkalla e arritjeve të tyre nuk është ende në fund.

“Unë nuk mendoj se jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë dhe sa e vështirë është ta fitojmë titullin katër herë radhazi. Kemi ndryshuar historinë, mendoj se do të mbahemi mend përgjithmonë”, tha mes tjerash mesfushori spanjolli.

LEXO EDHE:

Back to top button