Erling Halland, që tani kalon Ronaldon dhe Mesin!?

Nuk ndalet momenti i artë i Erling Haaland, autor i 11 golave ​​në 7 ndeshje të Premier League, që bëhen 14 gola në 9 ndeshje duke përfshirë dy sfidat e Ligës së Kampionëve kundër Seviljës dhe Borusia Dortmund. Sulmuesi norvegjez me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme ka më shumë gola se 13 skuadra në ligën angleze, përfshirë Man. Junajted dhe Çellsi (8 gola në total).

Norvegjezi po kalon edhe Kristiano Ronaldon dhe Messin në vitet e para të karrierës, duke thyer së fundi edhe rekordet e tyre. Edhe pse tre lojtarët në fjalë kanë pozicione të ndryshme në fushë, ka një statistikë që lejon një krahasim të drejtë: ajo e përqindjes së suksesit në goditjet në portë.

Kristiano Ronaldo në sezonin e tij më të mirë, mes La Liga (48 gola) dhe Ligës së Kampionëve (10 gola), arriti në total 58 gola me 295 goditje, ose një përqindje prej 19% (1 gol çdo 5 goditje).

Në sezonin e tij më të mirë, Mesi shënoi 53 gola (43 në La Liga dhe 10 në Champions). Këto, falë 237 goditjeve, pra një shkallë suksesi 22% (1 gol çdo 4.5 goditje).

Statistikat e Haaland e tejkalojnë shumë portugezin dhe argjentinasin. Atij iu nevojitën vetëm 37 goditje për të shënuar 14 golat, me një shkallë suksesi 38% (1 gol për çdo 2.6 goditje në portë). Jo vetëm kaq, norvegjezi fiton edhe në statistikat e golave ​​të shënuar në 6.000 minutat e para të karrierës së tij. Ronaldo ka arritur në 17, Messi në 40, Haaland i ka kaluar në masë të madhe me 73 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button