Ermedin Adem, firmos për edhe një vit me Makedonija Gj.P.

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit konfirmoi se ka rinovuar kontratën me një nga kapitenët e kësaj skuadre. Bçhet fjalë për Ermedin Adem. Mesfushorit 31-vjeçar, i skadoi kontrata në fillim të muajit qershor, por arriti të jetë dakord për një bashkëpunim të ri me skuadrën nga Gjorçe Petrovit, ku bën pjesë nga viti 2019.

Ermedin Adem ishte një ndër shtyllat kryesore të suksesit të skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit në fitimin e Kupës së Maqedonisë, si dhe kualifikimin në vendin e katërt të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku shënoi 11 gola në 31 paraqitje.

Më parë, Ermedin Adem ishte pjesë e skuadrave të Renovës, FC Shkupit, Teteksit dhe Milanos nga Kumanova.

LEXO EDHE:

Back to top button