Ernest Gjoka: Kemi zbërthyer kundërshtarin

Skuadra e Shkëndijës, sonte do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së tretë eliminatore të Liga Europa, duke sfiduar Totenhamin e Anglisë. Shkëndija vjen në këtë fazë pasi eliminoi me fitore si mysafire skuadrwn e Sumgajit nga Azerbajxhani dhe Botosanin e Rumanisë, ndërsa Totenhami në xhiron e dytë mundi Lokomotiv Plovdivin në Bullgari me 2-1. Skuadra tetovare do të jetë pa Armend Alimi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Botosanit.

Ernest Gjoka, trajneri i KF Shkëndija

“Sigurisht ta analizosh një kundërshtarë si Totenhemi nuk është e thjeshtë, duke i analizuar në detaje çdo lëvizje të tyre teknike taktike dhe fizike dhe deri diku e kemi zbërthyer kundërshtarin dhe tashmë presim se si do reagojmë ne në fushë, por edhe sa do mundohemi të bëjmë ne lojën tonë dhe ta largojmë sa më shumë kundërshtarin nga zona jonë”.

Egzon Bejtullai, mbrojtësi i KF Shkëndija

“Është e vërtet se kam luajtur në Europian si dhe shumë ndeshje të rëndësishme me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Kam luajtur edhe ndaj shumë kundërshtarëve të fortë si Levandovski e Arnautoviq. Jam i vetdijshëm se e kam shikuar Heri Kejnin vetëm përmes televizionit dhe e kam analizuar bashk me trajnerin. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, ndërsa sa do të jetë e vështirë, do të tregojë ndeshja e nesërme”.

Përballja e raundit të tretë tw Ligws Europa, në mes Shkëndijës dhe Totenhamit , do të zhvillohet sonte në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.00.

LEXO EDHE:

Back to top button