Escobari do të zëvendësojë Palmerin

Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar javën e ardhshme do të marrë detyrën e Zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit.
Ambasada amerikane në Serbi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Escobar do ta marrë këtë post më 7 shtator.
Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor.