ESHR-ja konstaton: Kushte të tmerrshme në burgjet e Maqedonisë

ESHR-ja konstaton: Kushte të tmerrshme në burgjet e Maqedonisë

Gazetar: Mihaillo Donev

Kushte të mjerueshme në burgjet e Maqedonisë – mbipopullim, kushte johigjienike, lagështi, mungesë e personelit mjekësor dhe investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, nxjerr në pah raporti i ri i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR). Mbipopullimi dhe qelitë e rrënuara mbeten problemi më i madh për burgun më të madh në vend, Burgun e Idrizovës, por kushtet nuk janë më mirë as në institucionet e tjera ndëshkuese-korrektuese.

“Në Idrizovë, kushtet më të këqija janë repartin e pranimit dhe ambulancë – vrima në qeli, mure të pista dhe të prishura, mbeturina dhe dyshekë të papastër. Situata është veçanërisht shqetësuese në Burgun e Shkupit – në hapësirat ku janë vendosur të paraburgosurit shërbehet ushqim dhe plotësohen nevojat elementare fiziologjike. Burgu i Kumanovës përballet me problem sa i përket furnizimit me ujë, i cili është një e drejtë themelore e njeriut”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Përveç kushteve çnjerëzore, në burgje mungojnë mjekë dhe punonjës të policisë së burgjeve.

“Nuk është siguruar kujdes i plotë shëndetësor për personat e privuar nga liria për shkak të personelit të pamjaftueshëm mjekësor. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të punonjësve të policisë së burgjeve, janë rritur kostot për punë jashtë orarit, ndërsa paditë nga policia e burgjeve për punë më të gjatë se orari i plotë dhe shtesat e tjera të pagave kontribuojnë në rritjen e kostove gjyqësore dhe pagesave sipas vendimeve përmbarimore”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Burgjet nuk kanë as financa të mjaftueshme për të kryer aktivitetet e nevojshme dhe përmirësimin e kushteve dhe ajo që po ndërmarrin institucionet kompetente nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar situatën, qëndron në konkluzionin e raportit. Për këtë, revizorët parashikojnë pako prej 26 masash për tejkalimin e situatës, të cilat më së shumti do të duhet të zbatohen nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button