Është publikuar një pjesë nga kënga e re e Alban Skënderajt dhe me sa duket do të jetë një hit

Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurtë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, gjatë 2020 ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo.

Nuk e dimë se çfarë ka rezervuar ai për këtë vit por le të themi se nisja duket e mbarë. Këngëtari ka ndarë ditën e sotme një video në llogarinë e tij të Instagramit, duke na njohur vetëm pak me këngën e re që pritet të sjellë.

Albani nuk zbuluar asnjë detaji sa i takon datës së publikimit, por na bëri edhe një herë të kuptojmë se sa shumë na mungojnë perlat e tij.

Kujtojmë se pak javë më parë ai bashkoi forcat me Arilena Ara për të sjellë “Aisheh”.

Dy artistët kanë krijuar një projekt enkas për këtë periudhë të vështirë kur të gjithë kemi nevojë për motivim e forcë. Videoklipi është regjistruar në disa prej zonave turistike më të bukura të Kosovës dhe lidhet pikërisht me fabulën e këngës. Këngëtarët i këndojnë bukurive të natyrës dhe jetës, duke na ftuar në një reflektim.

A i sheh puthjet në perëndim? Pikat e shiut që bien ti a i sheh? Jane per ty, a i sheh? Lotët që rrjedhin nga nje gëzim buzeqeshjet e nje femije ti a i sheh? Janë për ty, a i sheh?

LEXO EDHE:

Back to top button