Është shpallur fundi i shpërthimit të virusit Marburg, thonë nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se Guiena ka shpallur fundin e një shpërthimi të virusit Marburg në vend pasi nuk regjistroi asnjë rast të ri gjatë 42 ditëve të fundit, transmeton Anadolu.

- Advertisements -

OBSH tha se autoritetet shëndetësore të Guinesë, me mbështetjen e OBSH-së, menjëherë përcaktuan një përgjigje emergjente, duke vendosur ekipe ekspertësh për të kryer hetime të mëtejshme, për të rritur mbikëqyrjen e virusit, për të vlerësuar rreziqet, si dhe për të forcuar mobilizimin e komunitetit, testimit dhe kujdesit klinik.

Drejtorja rajonale e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se pa veprime të menjëhershme dhe vendimtare, viruset shumë infektive, të tilla si Martburg, lehtë mund të dalin jashtë kontrollit.

“Sot ne mund të tregojmë për ekspertizën në rritje në reagimin ndaj shpërthimit në Guine dhe në rajon që ka shpëtuar jetë njerëzish, ka përmbajtur dhe ka shmangur një përhapje të virusit Marburg”, tha Moeti.

Virusi në Guine u konfirmua më 9 gusht, hera e parë që u raportua në vend dhe në Afrikën Perëndimore.

Marburg, një virus shumë infektues që shkakton ethe hemorragjike, u zbulua në pjesën jugore të Guinesë, respektivisht në të njëjtin rajon ku u zbuluan rastet e para të shpërthimit të Ebolës në muajt shkurt-qershor të vitit 2021 dhe të shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore në vitet 2014-2016.

Marburg është virus i të njëjtës familje me Ebolën dhe transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e frutave. Ai përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar, si dhe me sipërfaqet dhe materialet e kontaminuara.

Përhapjet e mëparshme janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos, Ugandë, Kenia, Angola dhe Afrikë e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button