Eskalon protesta në Tiranë, lëndohen 8 policë dhe dy qytetarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për shkak të vrasjes së një të riu 25-vjeçëar dje nga policia e shtetit.

Tetë policë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime më serioze.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe dy protestues në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë./OraNews/

LEXO EDHE:

Back to top button