Eskobar: Është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit

Eskobar: Është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, tha se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, Escobar në një intervistë për Qendrën e Evropës në Këshillin e Atlantikut tha se çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira. Escobar tha se zbatimi i Asociacionit është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe për sigurimin e njohjeve të reja.

“Nga perspektiva amerikane, për shkak se rruga evropiane ka përfshirë pjesë të këtij Asociacioni në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar propozimin evropian, përmes procesit evropian që është dialogu, dhe marrëveshja që është e garantuar nga BE-ja, do t’i jepte palës amerikane një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane, për të thënë se Kosova ka bërë gjithçka që ka kërkuar Evropa, prandaj ka arsye për njohje të reja. Pa këtë, le të themi, ne nuk kemi pasur material për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi Gabriel Eskobar, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button