Estonia, shtet model i vlerave perëndimore!

Estonia, shtet model i vlerave perëndimore!

Programi 200 me një program ekskluziv sot në ora 18.00 vjen nga Estonia.

Vendi baltik, që është 1.3 milion banor, kufizohet me Rusinë dhe jeton duke ndjekur me vëmendje të madhe ndaj luftës në Ukrainë. Thuajse i gjithë vendi ka sentimet anti rus, për shkak të historisë traumatike. Por sot Estonia është vend anëtar edhe i BE-së dhe NATO-s dhe konsiderohet shtet model i vlerave perëndimore.

Estonia është shtet shembull i zhvillimit, nga një vend ish komunist sot është e para në Evropë në arsim dhe me ekonomi të zhvilluar, “kemi shembullin e suksesit të madh të Estonisë. Ajo ishte pjesë Bashkimit Sovjetik, komunizëm i vështirë, shtet i varfër kurse sot ka përparuar për të qenë një nga vendet më të zhvilluara në botë me ekonomi të balancuar dhe moderrne. Ky është një demostrim i funksionimit të modelit perëndimor. Mësuam sot se Estonia ka sistemin e arsimit më të mirë në Evropë. Ky është vërtetimi për modelin perëndimor të cilin Rusia do tia privojë Ukrainës. Mundësinë për të zgjedhur të njëjtën rrugë, të cilën Estonia e ndoqi.

E dyta, mësuam këtu, se jo vetëm me armë të tilla Estonia mbrohet nga Rusia, por në sferën e medias. Mbrojtje nga disinformatat, mbrojtje nga sulmet kibernetike. Gjëra që janë kërcënime reale për stabilitetin në Ballkan, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjiithë rajonin. Këto vinë nga Rusia por amplifikohen  në Serbi”, thotë edhe Edrward P. Joseph, Ligjërues në Shkollën e avancuar për studime ndërkombëtare pranë “Johns Hopkins”, në një intervistë për Programin 200, në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button