Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli pësoi humbje nga Empoli 0-1 dhe toskanët e morën këtë fitore falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit shqiptar Etrit Berisha.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë disa pritje të mrekullueshme duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke i siguruar skuadrës së tij tre pikë. 34-vjeçari ka marrë notën 9,1 nga SofaScore, derisa është në 11shen më të mirë të javës së bashku me disa yje nga elita e futbollit italian. Në mbrojtje janë Mazoki i Salernitanas, Açerbi e Dimarko të Interit dhe Dosena i Kaliarit.

Falë pritjeve të mrekullueshme, Berisha është lojtari me notën më të lartë në Serie A.  Ndërkohë reparti i mesfushës përbëhet nga Fazini, Boloka, Çalhanoglu dhe Kostiç. Në sulm janë dyshja Torstvedt dhe Kolpani.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button