Etrit Berisha pran transferimit te skuadra e Andrea Pirlos

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha është në kërkim të një skuadre dhe destinacioni i radhës mund të jetë Sampdoria, që luan në Serie B. Ai që po zhvillon bisedimet për këtë transferim është drejtori i ri sportiv i Sampdoria, Pietro Akardi.

Ai ka qenë pjesë e klubit të Empoli deri pak javë më parë dhe e njeh mirë Berishën, ndaj synon ta transferojë te klubi dorian. Ky do të ishte një transferim me koston zero, duke qenë se kontrata e portierit kuqezi me Empoli skadon më 30 qershor.

I transferuar verën e kaluar tek Empoli, portieri shqiptar e nisi mirë sezonin, si titullar, por më pas humbi hierarkitë (u aktivizua vetëm 14 ndeshje). Ekipi i Sampdoria është në kërkim të një portieri dhe Etrit Berisha mund të jetë alternativa më e mirë në merkato.

Një portier me përvojë dhe një transferim me koston zero, duke përmbushur kërkesat e klubit. Për momentin oferta ndodhet ne tryezën Federiko Pastorello, agjentit të portierit kuqezi, por pritet që situata të zgjidhet sa më shpejt, me Berishën që mund të jetë nën urdhërat e trajnerit të Sampdoria, Andea Pirlo.

LEXO EDHE:

Back to top button